“Xhungël” rikthehet në ekranin e shqiptarëve
Gazetari investigativ Artan Hoxha do të nisë sërish punën për prodhimin e serive të reja të dossierit të famshëm “Xhungël”.
Hoxha premton investigime, video ekskluzive dhe dosje sekrete nga bota e krimit, mafias dhe politikës në Shqipëri dhe më gjerë.
“A e mbani mend këtë logo?!!! XHUNGËL, së shpejti në aksion, në skutat më të errëta të botës së krimit dhe lidhjeve korruptive me politikën, ku askush më parë nuk ka depërtuar…”,
Emisioni “Xhungël” ka trajtuar në të kaluarën disa nga çështjet më të bujshme, nga “Dosja Tropoja”, vrasja e deputetit Fatmir Xhindi, bankierit Artan Santo, “21 Janarin”, “Lazaratin” e shumë të tjera.