
E vërteta e 1 Prillit të Alqit – Nga Artan Hoxha

1 prilli 2022
Pa zbardhur mire dita, Policia e Shtetit, leshoi nje deklarate “urgjente” ne stilin e konferences per arrestimin e Nuredin Dumanit, ne oren 1:00 pas mesnate.
Deklarata e stilit “Fuga”, ne vend te merrej me te verteten e zhdukjes per 12 ore te ish-deputetit socialist Alqi Bllako, rrekej te pergenjeshtronte lajmet e publikuara ne media nje dite me pare.
Ora 7:25
“Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, informon publikun se përkundër disa lajmeve të rreme mbi arratisjen e shtetasit Alqi Bllako, ky shtetas ndodhet në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë që prej mbrëmjes së djeshme”.
Por ne pjesen e dyte te deklarates, policia kujdesej te sqaronte se, Alqi Bllako u dorezua, nuk ishte arrestuar prej saj..🤣🤣🤣
“Sqarojmë se shtetasi Alqi Bllako është vetëdorëzuar konform detyrimit ligjor për zbatimin e masës së sigurisë “Arrest në burg”, lëshuar dje nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”.
Ora 10:40
Sqarimin qe duhet te bente policia, e ben SPAK, madje e ben ne menyre kronologjike, te detajuar dhe aq sqaruese, sa kthjellon edhe mendjen e turbulluar te policise.
Deklarata e SPAK, konfirmon pikerisht ate qe kishte publikuar deri ne mesnate media, se Alqi Bllako jo vetem nuk ishte arrestuar nga policia, por as ishte dorezuar ne polici deri ne oret e para te mengjesit te 1 prillit.
Madje SPAK kujdeset te sqaroje se e kishte njoftuar zyrtarisht policine e shtetit, qe diten e merkure, me shkresen numer 2407/4, protokolluar me date 30/03/2022, ku i kerkonte policise mbajtjen nen mbikqyrje te Alqi Bllakos, dhe nese ai tentonte te largohej nga territori i Shqiperise, te njoftonte prokurorin e çeshtjes.
Pra SPAK, i ishte kerkuar policise, te mbante nen mbikqyrje Alqi Bllakon, por “çuditerisht” ai u kishte humbur nga syte per 12 ore rresht. Madje u aktivizua dhe kerkimi kombetar per te.
Çfare ndodhi me Alqi Bllakon gjate ketyre 12 oreve, dhe çfare garancish ju ofruan atij, qe te dorezohej?!
Kete do ta mesojme ne ditet ne vijim.
Njoftimi për shtyp i SPAK-ut…
“Me shkresën Nr.2407 Prot., datë 29.03.2022, Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme i ka kërkuar Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhënien e autorizimit për arrestimin e deputetit Alqi Bllako. Kërkesa është shoqëruar me dokumentacionin përkatës.
Me shkresën Nr.1274/4 Prot., datë 29.03.2022, ardhur nga Kuvendi, jemi njoftuar se kërkesa për dhënie autorizimi për arrestimin e deputetit Alqi Bllako do të shqyrtohet në mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, që do zhvillohet me datë 30.03.2022, ora 18.00.
Me shkresën Nr.2407/4 Prot., datë 30.03.2022 kemi njoftuar Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë në lidhje me kërkesën e paraqitur në Kuvend për dhënie autorizimi për arrestimin e deputetit Alqi Bllako, duke i kërkuar mbajtjen nën mbikëqyrej të deputetit dhe njoftimin e prokurorit të çështjes nëse deputeti do paraqitej në dalje të territorit të Republikës së Shqipërisë.
Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, me shkresën Nr.1274/7 Prot., datë 30.03.2022 (ardhur në Prokurorinë e Posaçme në orën 19.40) na ka njoftuar për anulimin e mbledhjes së Këshillit për Rregullore, Mandatet dhe Imunitetin, për arsye se deputeti ka depozituar kërkesën për heqje dorë nga mandati deputetit. Neni 71, pika 2, shkronja “b” e Kushtetutës parashikon se: “…mandati deputetit mbaron kur deputeti heq dorë nga mandati…”.
Me shkresën 2407/6 prot., datë 30.03.2022 (dorëzuar në gjykatë në orën 20.30) nga Prokuroria e Posaçme i është kërkuar Gjykatës së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar caktimi i masës së sigurimit personal “arrest në burg”, për shtetasin Alqi Bllako, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale të parashikuara nga nenet 248, 25 dhe 260 të Kodit Penal.
Me vendimin Nr.26, datë 31.03.2022, Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka caktuar masën e sigurimit personal “arrest në burg”, për shtetasin Alqi Bllako. Vendimi është vënë në dispozicion të Prokurorisë së Posaçme në orën 15.30 të datës 31.03.2022.
Në orën 15.45, të datës 31.03.2022, vendimi i gjykatës për caktimin e masës së sigurimit ndaj shtetasit Alqi Bllako i është dhënë për ekzekutim strukturave të Policisë së Shtetit. Vendimi është ekzekutuar nga Policia e Shtetit në orën 03.30 të datës 01.04.2022”.
Vendimi i gjykates per arrestimin e Alqi Bllakos eshte marre ne oren 15:45 te dites se djeshme, ndersa dorezimi i tij eshte bere vetem ne oren 3:30 te mengjesit te sotem…
Besoj Bllako, do tua thote prokuroreve, se çfare i ka ndodhur gjate 12 oreve te arratise misterioze te tij.
Kronologjia e deklarates se SPAK-ut deshmon qarte se, deklarata e oreve te para te mengjesit te sotem e Policise se Shtetit, mesa duket ka qene ne kuader te dites se 1 prillit.
Sa per sqarim, me poshte keni shpjegimin gjuhesor sipas fjalorit te gjuhes shqipe, te termit “mbremje” vendosur qellimisht per te shpetuar fytyren e shtetit ne deklaraten e policise….
Kuptimi i fjalës mbrëmje
mbrëmj/e,-a emër i gjinisë femërore; numri shumës; -e(t)
1. koha kur perëndon dielli dhe fillon të erret;
antonim; mëngjes: nga mbrëmja deri në mëngjes gjithë ditën.
mbrëmë
mbrëmë ndajfolje; dje në mbrëmje: erdhi mbrëmë.