
Ekzekutim mafioz në Shkodër, vritet Nazmi Bandulla

Atentatorët e vrasjes së 55 vjeçarit Nazmi Bandulla kanë zbrazur drejt tij breshëri kallashnikovi nga një makinë tip Benz me xhama të zinj. Autorët janë afruar disa metra pranë lokalit ku ndodhej 55 vjeçari i cili ishte i shoqëruar në tavolinë nga një person tjetër.
Plumbat drejt tij kanë qenë të shumtë dhe e kanë kapur viktimën në pjesën e sipërme të trupit. Për atentatorët 55 vjeçari me precedentë penale ka qenë pre e lehtë pasi ai nuk është ruajtur.
Policia po administron kamerat e sigurisë për të parë lëvizjet e autorëve. Ende është i paqartë nëse ka qenë konflikt i mëhershëm apo një konflikt i mëparshëm i viktimës të cilit në 2020 i kanë vënë tritol në makinë të cilën e kishte të parkuar në oborrin e shtëpisë.