Mirditë, gjendet pas shumë ditësh trupi i 10-vjeçarit
Pas shumë ditësh kërkime, është gjetur më në fund trupi i pajetë i dhjetëvjeçarit në Fan. Mësohet se trupi i pajetë i vogëlushit është gjetur në rezervuarin e HEC-it në Reps. Kujtojmë se fëmijën e mori rrjedha e Fanit në Mirditë pasi iu afrua ujit për të marrë topin që i kishte rënë. Vogëlushit i rrëshqiti këmba dhe më pas e mori rrjedha.
NJOFTIMI I MBROJTJES
“Nxirret trupi i pajetë i 10-vjecarit që u mbyt në lumin Fan, polumbarë të FA kërkime prej 10 ditësh
Polumbarë të Forcës Detare, të Forcave të Armatosura u angazhuan për më shumë se 10 ditë në kërkimet për gjetjen e trupit të fëmijës 10-vjecar, që u mbyt më datë 5 prill në lumin Fan, në Mirditë. Trupi i pajetë është nxjerrë sot. Ai u gjet pranë digës së hidrocentralit në Reps, në thellësinë 7 metra. Kërkimet u zhvilluan në brigjet e lumit Fan, edhe në kushte të moti ekstrem.
Trupi i pajetë iu dorëzua autoriteteve dhe familjarëve për procedurat e mëtejshme.”