Xhungel Ekskluzive | Dështon atentati me dron në Lezhë
Pasi u ka shpëtuar tre atentateve të njëpasnjëshme me armë zjarri, shtetasi Aleks Deda 44 vjeç, baba i katër fëmijëve dhe familja e tij janë marrë në mbrojtje nga policia e shtetit me urdhër të SPAK.
Banesa e Dedës në periferi të qytetit të Lezhës është nën mbrojtje 24 orë me patrullë statike të policisë, për të parandaluar një tentativë tjetër që synon eleminimin fizik të tij.
Por edhe pse nën mbrojtjen e policisë, një organizatë kriminale që e ka në shënjester babain e katër fëmijëve, nuk ka hequr dorë nga objektivi i saj. Mesa duket autoret jane njoftuar se Aleks Deda ka deshmuar ne SPAK perballe prokuroreve me date 8 mars 2022.
Ky fakt i ka shqetesuar se tepermi pjestaret e organizates kriminale qe kane synuar ekzekutimin e Dedes. Nga kjo dite ata kane intesifikuar tentativat per ta goditur, apo kercenuar jo vetem 44 vjeçarin por edhe familjen e tij.
Per te shmangur mbrojtjen e policise, autoret kane zgjedhur te perdorin dron per te realizuar qellimin e tyre.
Me date 5 prill 2022, ne oren 3:00 pas mesnate, efektivat e policise qe sigurojne banesen e Dedes me urdher te SPAK, kane raportuar se kane pare nje dron qe fluturonte siper kokave te tyre dhe baneses se familjes Deda.
Policet e trembur kane dhene alarmin, por pavarsisht perpjekjeve te tyre nuk u be e mundur zbulimi i personave qe komandonin dronin dhe pozicioni nga ata vepronin.
Edhe pse jane rritur masat e sigurise e njejta gje eshte perseritur edhe ne mesnaten e 7 prillit, si dhe ne mesnaten e 17 prillit. Pavarsisht perpjekjeve te policise per te zbuluar drejtimin nga vjen droni dhe kush fshihet pas tij, nuk eshte e bere e mundur te zbulohen autoret.
Kjo ngjarje ka ngritur ne alarm jo vetem policine, por edhe SPAK, pasi deshmia e dhene nga Deda mund te gropose disa personazhe mjaft te njohur te krimit te organizuar, te cilet kane patur edhe mbeshtetje te forte politike.
Ne video:
Pamje nga atentati i trete ndaj Aleks Dedes, kur eshte qelluar me bresheri automatiku me daten 7 mars 2022, duke dale nga nje lokal ne qytetin e Lezhes. Deda ka qene i shoqeruar edhe nga dy persona te tjere, te cilet per fat te mire kane shpetuar pa pasoja. 44 vjeçari shfaqet ne video me kapele dhe ndersa eshte qelluar, rrezohet ne toke dhe tenton te kunderpergjigjet.
Xhupi i Dedes eshte sekuestruar nga prokuroria, pasi eshte pershkuar nga 6 plumba, por per fat te mire pa i rrezikuar jeten.
Na pamje duket dhe nje grua, kalimtare e rastesishme, e cila ka rrezikuar te mbetet viktime e atentatit.
Autoret kane ardhur nga Shengjini me nje mjet tip Audi A8, me targa italiane, me xhama te erret. Qitesi ka qelluar nga dera e pasme e pasagjerit dhe me pas mjeti eshte larguar me shpejtesi per t’u zhdukur pa lene gjurme.
Ne video duket edhe droni i autoreve qe kerkojne ekzekutimin e Dedes, ndersa fluturon mbi banesen e tij me date 5 prill, dhe trupat e policise qe jane ne ruajtje te baneses se familjes Deda…
Lajmi vijon….