Durrës, eksploziv efektivit të policisë
Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në Durrës.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin Katund i të Ri, Durrës, në derën e jashtme të dyqanit të shtetasit Hysen Gashi, 54 vjeç.
Burime bëjnë me dije se pronari i biznesit është efektiv i forcave ‘Shqiponja”.
Sipas uniformave blu bëhet me dije se fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka të lënduar vetëm dëme materiale.
“Rreth orës 22:20, në fshatin Katund i të Ri, Durrës, në derën e jashtme të dyqanit të shtetasit H. G., 54 vjeç, është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse.