
Dosja e SPAK, Ervis Martinaj i dha Nuredin Dumanit 100 mijë euro për “kokën” e Endrit Dokles

SPAK dhe Policia realizuan sot operacionin me 18 arrestime të anëtarëve të bandave në të gjithë Shqipërinë, ndërkohë që janë në kërkim edhe 14 të tjerë, mes tyre Ervis Martinaj dhe Suel Çela. Sipas dosjes hetimore të Prokurorisë së Posaçme, për Ervis Martinajn, hetime kanë nisur pasi Nuredin Dumani i arrestuar dy muaj më parë është “haour” para prokurorëve duke rrëfyer krimet dhe porositësit e tyre. Në dosjen e SPAK thuhet se Ervis Martinaj i ka dhënë Nuredin Dumanit 100 mijë euro për vrasjen e Endrit Dokles, por ky krim nuk u realizua.