Tiranë, efektivi i FNSH plagos një person
Nje tjeter ngjarje e rende ka ndodhur ne mbremje. Nje efektiv i FNSH ka plagosur me armen e sherbimin nje person ne zonen e Kombinatit. Mesohet se efektivi ka qene ne gjendje te dehur kur ka qelluar. Ngjarja që Policia e Tiranës e raportoi si një plagosje në rrethana të paqarta në zonën e Kombinatit, rezlton të jetë kryer nga një efektiv i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë. Burime nga Policia thanë se Lutfi Gjyli, efektiv i FNSH, ka qëlluar me armë zjarri në këmbë, 60-vjeçarin Myrteza Lika. Ky i fundit ndodhet jashë rrezikut për jetën, por ende nuk është pyetur për rrethanat e ngjarjes.
Njoftimi i Policisë
Më datë 23.05.2022, rreth orës 20:45, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore, shtetasi M. L., rreth 60 vjeç, banues në Kombinat, i cili në rrethana ende të paqarta, dyshohet se është plagosur në këmbë me armë zjarri. Nuk dihen rrethanat nëse është vetëplagosur apo e kanë plagosur. Paraprakisht dyshohet se ky shtetas vuan nga probleme të shëndetit mendor. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Ky ishte njoftimi i Policisë së Tiranës në lidhje me personin e plagosur, ndërkohë nuk thuhet asgjë rreth autorit, që dyshohet të jetë efektivi i FNSH-së.
Informacion shtesë Policisë:
Në lidhje me informacionin paraprak të dhënë pak më parë, i cili bën fjalë se në Kombinat është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi M. L., 60 vjeç, ju sqarojmë se:
Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 është identifikuar dhe shoqëruar në ambientet e komisariatit, autori i kësaj ngjarje, shtetasi L. Gj., efektiv i FNSH-së, i cili gjatë kryerjes së krimit ka qenë në gjendje të dehur.
Grupi hetimor i krijuar nga Agjensia e Mbiikëqyrjes Policore (AMP) nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.