
Vritet me eksploziv Aleksandër Sadikaj, afër TEG

Një atentat më lëndë shpërthyese ndodhi mesditën e sotme në aksin Tiranë-Elbasan, shumë pranë zonës së Saukut në kryeqytet. Një sasi lënde eksplozive shpërtheu në makinën tip “Mercedez Benz” teksa ishte duke lëvizur në këtë aks, ndërkohë që shoferi, 27-vjeçari Aleksandër Sadikaj mori plagë të rënda duke humbur të dyja këmbët.
Sic duket dhe nga pamjet i riu u transportua drejt spitalit me nje makine te rastit.
Sadikaj ndërroi jetë në ambientet e spitalit për shkak të plagëve të mëdha që mori.