
Një lango policie – Nga Valentin Macaj

..tmerret në at’dheun tonë kok’ulët nuk kanë pushim asnjëherë edhe kur ka pushime gushti!
Një lango policie, pasi janë shumë syresh, sot i mori jetën një engjëlli që i lumturohej detit në breg të tij, në vend që të ishte shembulli i qytetarit të rregullt..!
Ky grupi i langove me pushtet është i shtrirë në gjithë territorin dhe marrin rrogën nga taksapaguesit shqiptarë..!
Ecin si të çmendur nëpër rrugë, gjobisin qytetarët e ndershëm, lejojnë drogën në mes kalamajve, përshëndesin horrat me xhama të zinj, lejojnë 100 km/orë mes qyteti e hakërrehen për parkimet e gabuara..!
Janë soji më i ndyrë në policinë e shtetit, që qytetarin e kanë armik dhe krimin vëlla..!
Dhe tjetra… ku i merr paratë ky soj langoje për xhiro me skaf 8-metrosh, për suitë në hotele lluksi, për shpenzime sheiku pranë deti…e kur rrogën e ka jo më shumë se 65 mijë në muaj..?!
Ja pra që vettingu ishte dhe është një farsë në policinë e shtetit, pasi në vend të pastrimit të saj nga mafia e korrupsioni, shtojnë rradhet e saj me lango të tillë..!
Turp për familjen e tij, eprorin direkt, por edhe atë në kupolë që e din situatën se çfarë vartësish ka e merret me gjëra dytësore që nuk i shërbejnë sigurisë së qytetarëve..!
Sot qytetarët e ndershëm shqiptarë do fshijnë numrin 129 nga lista emergjencës telefonike, pasi e panë se nuk mbrohen nga ata, por duhet të mbrohen prej tyre..!