
Peqin, të burgosurit përplasen me policinë

3 të paraburgosur në burgun e Peqinit kanë shkaktuar trazira. Bëhet fjalë për Kastriot Likjan, Arlind Dajën, Kreshnik Ibraliun të cilët janë rebeluar duke mos iu bindur urdhrave të policisë.
Fillimisht 2 të burgosurit janë përleshur me një të burgosur e tretë. Policia ka ndërhyrë, por të burgosurit kanë goditur efektivët. Për 3 të burgosurit do merren masa nga drejtoria e Burgjeve
3 të burgosurit janë dënuar për vjedhje dhe dhunë në familje.
Dosja është referuar në Prokurori. Ata nuk kanë pranuar që të hyjnë në dhomat e paraburgimit, ndërsa efektivët e policisë duke zbatuar rregulloren kanë tentuar që t’i fusin në qeli, por në këtë moment ka pasur edhe një rebelim të të paraburgosurve.
Njoftimi i policisë:
K.L. për “Rebelimi i të dënuarve”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose shërbim publik” te parashikuar nga nenet 270,237,89 dhe 235 të Kodit Penal.
A.D. për “Rebelimi i të dënuarve” dhe “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose shërbim publik” te parashikuar nga nenet 270, dhe 235 të Kodit Penal.
K.I. për “Rebelimi i të dënuarve” dhe “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose shërbim publik” te parashikuar nga nenet 270, dhe 235 të Kodit Penal.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan.