Shqipëria nën pushtetin e krimit
Qyteti i Vlorës është tronditur këtë mëngjes nga një atentat mafioz, ku sipas informacioneve paraprake dy persona janë vrarë me armë teksa po udhëtonin me makinë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë fshatit Panaja, në autostradën Vlorë-Levan.
Makina ka qenë në ecje e sipër, kur persona ende të paidentifikuar kanë hapur zjarr me breshëri ndaj shënjestrës së tyre.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa për autorët ende nuk ka asnjë gjurmë.
Kujtojmë se ngjarja kriminale vjen një ditë pas dy vrasjeve të tjera të ndodhura në Elbasan dhe në Sarandë.
11: 20- Atentati në Vlorë, Artan Hoxha: Kujdes spiunët, autorët zhduken pa lënë gjurmë, sezoni veror vazhdon
Gazetari Artan Hoxha ka reaguar në lidhje me atentatin me dy viktima që tronditi Vlorën këtë mëngjes.
I revoltuar nga ngjarja e rëndë, Hoxha shkruan në Facebook, se ashtu sikur tashmë është bërë e udhës autorët zhduken pa lënë gjurmë, ndërsa thotë se emrat e viktimave nuk janë identifikuar ende nga policia, gjë që sipas tij tregon pamundësinë e policisë për të zbardhur ngjarjen në kohë.
“Policia leshon njoftim për te “sqaruar” dhe “qetesuar” publikun,… Se ne Vlore tashme eshte e sigurte, qe jane vrare dy persona(Cilet?! Nuk e dime).
Ndersa tre autoret sipas zakonit jane zhdukur pa lene gjurme(Cilet jane?! Nuk e dime),
duke i hapur pak pune edhe sherbimit zjarrfikes te Fierit…
Me qarte se kaq çfare te thone me shume?!!! Dikur të pakten gjenim emrat e viktimave, tani mire qe nuk e dime kush jane vrasesit, por nuk e dime as ke kane vrare…
Sezoni veror vazhdon….Kujdes nga spiunet…“, shkruan Hoxha në Facebook.
11:16- Dyshohet se u përket autorëve të atentatit në Vlorë, mjeti që u gjet i djegur kishte targa italiane
Detaje të reja mësohen nga atentati me dy viktima në Vlorë. Policia bën me dije se automjeti që u gjet i djegur në Çerven, i cili dyshohet se i përkiste autorëve, kishte targa italiane.
“Mjeti i gjendur i braktisur dhe i djegur, pas verifikimit rezulton të jetë me targa të huaja italiane, ndërsa të vrarë me armë zjarri kanë mbetur 2 shtetas”, njofton policia.
Dy persona mbetën të vrarë brenda një automjeti tip “Benz” në dalje të fshatit Panaja, në aksin rrugor Fier-Vlorë.
Sipas policisë, autorët kanë qëlluar me 3 armë zjarri automatike. Ndërkohë, një automjet i braktisur tip “BMW”, pa targa u gjet duke u djegur në fshatin Çerven, në aksin rrugor Levan-Tepelenë dhe dyshohet se u përket autorëve.
Autorët i kanë ndjekur viktimat derisa kanë dalë paralel me ta dhe i kanë qëlluar me kallashnikov.
Autorët kanë qenë tre, njëri prej tyre drejtonte mjetin, ndërsa dy qëlluan ndaj makinës tip “Benz” me të cilën po lëviznin të vrarët.
11:12- Atentati në Vlorë, momenti kur trupat e pajetë nxirren nga makina, ende të paidentifikuar
Dy trupat e pajetë të cilët u vranë nga një atentat mafioz në aksin Fier-Vlorë, në afërsi të mbikalimit të Panajasë, janë nxjerrë nga makina, e cila pasi është qëlluar me breshëri plumbash ka përfunduar në një kanal.
Pasi u qëllua me breshëri kallashnikovi, makina e viktimave doli nga rruga dhe përfundoi një kanal pranë mbikalimit të Panajasë.
Viktimat po iknin nga Vlora për në Fier, të njëjtën rrugë po bënin edhe autorët.
Mësohet se autorët i kanë ndjekur viktimat, derisa kanë dalë paralel me ta dhe i kanë qëlluar me kallashnikov.
Autorët kanë qenë tre, njëri prej tyre drejtonte mjetin, ndërsa dy qëlluan ndaj makinës tip “Benz” me të cilën po lëviznin të vrarët.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, ndërsa për autorët ende nuk ka asnjë gjurmë.
Kujtojmë se ngjarja kriminale vjen një ditë pas dy vrasjeve të tjera të ndodhura në Elbasan dhe në Sarandë.
10:48- Atentati në Vlorë, reagon policia: U qëllua me 3 armë zjarri automatike
Policia ka reaguar në lidhje me atentatin në Vlorë, ku dy persona mbetën të vrarë brenda një automjeti tip “Benz”.
Sipas policisë, autorët kanë qëlluar me 3 armë zjarri automatike. Ndërkohë, një automjet i braktisur tip “BMW”, pa targa u gjet duke u djegur në fshatin Çerven, në aksin rrugor Levan-Tepelenë dhe dyshohet se u përket autorëve.
Njoftimi i policisë:
Vlorë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 09:50, në dalje të fshatit Panaja, në aksin rrugor Fier-Vlorë, në rrethana ende të pa qarta, dyshohet se janë vrarë me armë zjarri, dy shtetas ende të paidentifikuar, të cilët ndodhen brenda një automjeti tip “Benz”.
Gjatë krehjes së zonës, në fshatin Çerven, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, nga shërbimet e Policisë është konstatuar duke u djegur një automjet i braktisur tip “BMW”, pa targa, i cili paraprakisht dyshohet se mund të jetë i autorit/ve të ngjarjes. Nga kqyrja paraprake e automjetit dallohen në brendësi të tij, 3 armë zjarri automatike.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë ndodhet në vendin e ngjarjes, ku vijon puna për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identfikimin dhe kapjen e autorit/ve, si dhe identifikimin e dy shtetasve të gjendur pa shenja jete.
Shërbimet e Policisë së DVP Vlorë, Delta Forcës e FNSH-së, në bashkëpunim me DVP Fier kanë ngritur pika kontrolli dhe po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen e autrorëve.
10:35- DETAJET/ Si ndodhi atentati në Vlorë, autorët ndoqën në autostradë shënjestrën e tyre
Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja në Vlorë, ku dy persona mbetën të vrarë brenda makinës.
Mësohet se autorët i kanë ndjekur viktimat, derisa kanë dalë paralel me ta dhe i kanë qëlluar me kallashnikov.
Dyshohet se autorët kanë qenë tre, njëri prej tyre drejtonte mjetin, ndërsa dy qëlluan ndaj makinës tip “Benz” me të cilën po lëviznin të vrarët.
Pasi u qëllua me breshëri kallashnikovi, makina e viktimave doli nga rruga dhe përfundoi një kanal pranë mbikalimit të Panajasë.
Ndërkohë, një makinë e djegur është gjetur në fshatin Frakull në Fier, e vila dyshohet se i përket autorëve.