
Epitafi i padrejtesise mbi varrin e Skerdilajd Konomit

Epitafi i padrejtesise mbi varrin e Skerdilajd Konomit
(9 shtator 2011 – 9 shtator 2022)
Dje ishte pervjetori i 11-te, i njeres nga ngjarjeve me tragjike te dy dekadave te fundit, ekzekutimit mafioz te gjyqtarit te Vlores, Skerdilajd Konomi.
Konomi, mbetet njeriu i vetem i sistemit te drejtesise, qe eshte ekzekutuar ne nje atentat.
Per fat te keq, vrasesit e tij nuk jane zbuluar dhe duket se nuk do te zbulohen kurre, pasi askush nuk ka interes qe kjo ngjarje te zbardhet…
Ne pervjetorin e 11-te te shperthimit me
mine te telekomanduar ne qender te Vlores, ish-gjyqtarin, duket se e kane harruar te gjithe.
Koleget e tij, gjyqtare dhe prokurore, shteti, politika, media etj.
Te vetmit qe e kane kujtuar dhe kane çuar dje nje tufe me lule ne varrin e tij, jane familjaret.
Vajza e tij sot eshte 16 vjeçe.
I biri, qe nuk mundi ta njihte babain, sepse ishte vetem 3-muajsh diten e atentatit, qe tmerroi shqiptaret, sot i ka kaluar te njembedhjetat.
E ema, ende nuk mund t’i tregoje, se kush jane vrasesit e babait te tij…
Sot, 11 vite pas asaj masakre, te vetmit qe presin drejtesi, jane dy femijet e te ndjerit, nena, bashkeshortja dhe shpirti i tij atje lart ne qiell.
Gjithe te tjeret e kane harruar.
Ata qe duhet te bejne detyren, as qe duan ta kujtojne.
Ata qe e urdheruan, organizuan, realizuan dhe perfituan nga kjo masaker, te tregojne gishtin ne buze, qe te heshtesh.
Pamundesia per te dhene drejtesi edhe 11 vite pas vrasjes se Skerdit, eshte deshtimi i turpshem i shtetit, per te cilin ai punonte dhe shoqerise shqiptare…