Kosta Trebicka, dëshmori që denoncoi korrupsionin qeveritaro-politik
Kosta Trebicka, meriton të nderohet, si dëshmori që denoncoi korrupsionin qeveritaro-politik.
Ç’do 12 shtator, vrasja e Azem Hajdarit mbulon me heshtje dhe harrese, nje tjeter ngjarje jo me pak te rende.
Me 12 shtator 2008, 10 vite pas vrasjes se Hajdarit, humbi jetën (u vra) në rrethana misterioze Kosta Trebicka, biznesmeni që bëri ripaketimin e municioneve prodhim kinez të Ushtrisë Shqiptare, të cilat iu shitën ushtrisë Afgane nëpërmjet një tenderi prej 300 milionë dollarësh të Pentagonit.
Për të gjithë ata politikanë, që do ta marrin mundimin sot të vizitojnë banesën e Azem Hajdarit, taksirat e kanë të ngjiten edhe nja 70-80 metra më lartë, ku ndodhet banesa e Kosta Trebickës.
Deshmitari kyç i skandalit të Gërdecit, njeriu që denoncoi korrupsionin qeveritar.
Që tregoi lidhjen kriminale të qeverisë Berisha, familjes së tij, institucioneve shtetërore dhe një grupi biznesmenësh klientë të preferuar.
Si sot 14 vite me parë, kufoma e Kosta Trebickes u gjet e hedhur në një rrugë rurale në periferi të Voskopojës, në rrethana që nuk u hetuan kurrë në mënyrë shterruese.
Njeriu që tentoi të luante “të penduarin”, pasi kishte qenë dhe vetë, pjesë e trafikut të municioneve të Ushtrisë Shqiptare, heshti për gjithmonë, duke marrë me vete gjithë sekretet që ne ndoshta nuk do ti mesojmë kurrë.
Por edhe me aq sa bëri, Kosta Trebicka meriton të kujtohet dhe të nderohet sot, për kurajon që pati në ekspozimin e korrupsionit qeveritaro-politik. Korrupsion kriminal, i cili u kushtoi jetën 26 shqiptarëve të pafajshëm, dhe rrafshoi nga faqja e dheut qindra e mijëra banesa afër vendit të shpërthimit….
Në të vërtetë, Kosta Trebicka është viktima e 27 e tragjedisë së Gërdecit, të cilin nuk e vrau shpërthimi i madh i barutit në depot e demontimit, por e vrau shpërthimi i skandalit të madh të qeverisë Berisha…
Sot është fiks dita për të kujtuar ata që thanë të vërtetën.
Sot eshte fiks dita, për të mos i harruar kurrë, ata që e varrosën të vërtetën…
Sot eshte dita, per tua plasur surratit atyre, qe kur ishin ne opozite premtuan se do ta zbardhnin te verteten….