Xhungel – Video e shtetasit nga Kosova, Shenasi Lohaj, i deklaruar i zhdukur
Xhungel.al publikon videon, ku eshte pare per here te fundit shtetasi nga Kosova, Shenasi Lohaj, i deklaruar i zhdukur, qe nga pasditja e 13 marsit 2022.
Shenasi Loha, 47 vjeç, baba i dy femijeve, shfaqet pasditen e 13 marsit ne nje restorant ne qytetin e Lushnjes, ne shoqerine e Mitri Priftit.
Te dy personat shfaqen ne video duke qendruar bashke ne tavoline.
Ne oren 15:59, shtetasi shqiptar Mitri Prifti, 37 vjeç, ngrihet nga tavolina i pari dhe largohet qetesisht drejt autovetures qe eshte parkuar para restorantit.
Menjehere pas tij, Shenasi Loha, ngrihet nga tavolina dhe niset me nxitim drejt automjetit, duke hipur ne te.
Me pas, policia deklaron, se automjeti eshte larguar ne drejtim te aksit rrugor, qe te çon nga qyteti i Lushnjes drejt Beratit.
Nga ky moment nuk ka patur asnje informacion tjeter ne lidhje me Shenasi Lohen. Ai nuk rezulton te jete pare me askund, as nga familjaret e tij dhe as nga personat e njohur me te.
Nga verifikimi i policise rezulton se Shenasi Loha nuk eshte larguar nga asnje pike e kalimit kufitar ne Republiken e Shqiperise.
Kur kane kaluar 7 muaj nga zhdukja e Shenasi Lohes, nuk ka ende asnje pergjigje per fatin e tij.
Sipas familjareve te Lohajt, Policia e Lushnjes u ka thene, se ai ka shkuar serish ne Ekuador, por nuk ka asnje prove apo asnje fakt per kete gje.
Shenasi Lohaj ka qendruar per 8 muaj ne Ekuador, nga 16 qershori 2021 deri ne mesin e shkurtit e vitit 2022.
Pasi ka ardhur nga Ekuadori ne Kosove, Lohaj, ka arshur ne Shqiperi nga ku eshte zhdukur pa lene gjurme.
Familja 48 ore pasi humbi kontaktet me 47 vjecarin Lohaj, njoftoi policine e Lushnjes, policine e Kosoves dhe ambasaden e Kosoves ne Tirane, por deri tani nuk ka asnje pergjigje.
Sipas familjareve te 47 vjeçarit, Lohaj, ka ardhur i vetem nga Kosova ne Shqiperi, ku ka patur nje shok me emrin Xhimi, i cili jeton ne Guajaquil dhe eshte i martuar me nje vajze nga Ekuadori.
Ndersa shtetasi Mitri Prifti, i cili eshte shfaqur ne video me Shenasi Lohaj, eshte shoqeruar dhe eshte marre ne pyetje nga policia.
Prifti ka thene se Lohaj i kishte kerkuar nje takim per arsye biznsesi, pasi kerkonte qe te fuste ne Shqiperi ekskluzivitetin e ujin Splendor. Ky uje prodhohet ne Ekuador dhe Lohaj kishte filluar ta sillte ne Kosove.
Prifti ka pohuar faktin, se ka patur njohje me Shenasi Lohaj dhe se e ka shoqeruar nga restoranti deri ne periferi te Lushnjes ku ai ka zbritur pasi do takonte disa miq. Nga ai moment, Prifti nuk ka patur asnje kontakt me Lohajn.
Mjeti me te cilin, shfaqen ne video te dy personat, eshte nje Hyndai Tucson, me ngjyre te bardhe, me targa AA 553 VT, e cila nga verifikimet rezulton se eshte ne pronesi te shtetasit Mitri Prifti.
Gjate qendrimit ne tavoline apo dhe gjate largimit nga restoranti, shtetasi Shenasi Lohaj, nuk duket i shqetesuar, apo nen kercenim.
Te reja te tjera ne vijim….