Inceneratorët, Hoxha: U kërkua arrestimi i një kryebashkiaku, tentativa dështoi
Gazetari Artan Hoxha, ka zbuluar në ABC Live, se SPAK ka kërkuar një urdhër arresti për një kryebashkiak të lidhur me aferën e Inceneratorëve, por sipas tij nuk është firmosur nga Gjykata e Posaçe. Hoxha e ka cilësuar këtë si një dështim të SPAK, që solli edhe një shfryrje të hetimeve. Hoxha theksoi se urdhër arresti ishte për një bashki më të vogël se ajo e Tiranës.
Gazetari shton se shqiptarët vijojnë të paguajnë para për Inceneratorët pavarësisht se po zbulohen dita ditës shkelje madhor me miliona euro. Ai ka theksuar se është një zinxhirë korrupsioni në nivelet më të larta.