
Prokuroria ne shtepine e Aleks Nikes per “21 janarin”

Me ne fund, pasi kane kaluar me shume se 12 vite nga masakra e 21 janarit 2011, kur kater protestues mbeten te vrare ne Bulevardin “Deshmoret e Kombit”, prokuroria eshte kujtuar te shkoje ne banesen e Aleks Nikes, ne periferi te Lezhe.
Ne mengjesin e sotem, oficeret e policise gjyqesore nga Tirana, kane trokitur ne banesen e familjes Nika, per te marre deklarime ne lidhje me hetimin e riaktivizuar te dosjes se “21 janarit”.
Babai Aleks Nikes duke degjuar kaseten me urdherat e vrasjeve me 21 janar – VIDEO…
Babai i Aleksit, Ndue Nika dhe xhaxhai i tij, Mark Nika, i kane pritur hetuesit dhe jane duke dhene deklarime ne lidhje me kete çeshtje.
Hetuesit nga kryeqyteti kane shkuar ne Lezhe, ne zbatim te urdherit te leshuar nga prokuroria e Tiranes, e cila ka nen hetim dosjen e “21 janarit”.
Familja Nika, kembengul se hetimin e kesaj çeshtje duhet ta marre persiper SPAK, pasi ata e kane humbur besimin tek strukturat e tjera te drejtesise.
Babai i Aleksit, Ndue Nika, ka deklaruar:”Familja Nika ka qene e gateshme te bashkepunoje me hetimin ne çdo moment, por askush gjate ketyre 12 viteve nuk eshte kujtuar te na marre ne pyetje per kete krim shteteror.
Une kam humbur djalin, te pushkatuar pa gjyq ne mes te bulevardit “Deshmoret e Kombit”, ndersa kishte dale per te protestuar si çdo shqiptar, kunder korrupsionit dhe keqqeverisjes ne kete vend.
Tashme e di çdo shqiptar, se Aleksin e ka vrare shteti. Pritja jone per drejtesi ka kaluar çdo kufi.
Jo vetem qe nuk jane arrestuar dhe denuar vrasesit, urdheruesit dhe mbrojtesit e vrasesve te djalit tim, por jemi deryruar t’i shohim keta kriminele nga ekranet e televizorit, duke perdhosur kujtimin e tim biri dhe atyre tre te tjereve qe jane vrare me 21 janar.
Ne kemi kerkuar drejtesi. Na eshte premtuar se do behet drejtesi nga shteti dhe nga Ambasad Amerikane. Por kane kaluar me shume se 12 vite dhe vetem drejtesi nuk ka patur. Ne keto kushte, duke humbur thellesisht besimin tek ata qe e kane hetuar kete dosje deri tani, ne kerkojme me kembengulje qe kjo çeshtje te hetohet nga organet e reja te drejtesise, nga SPAK.
Ne momentin qe dosja do te merret nga SPAK, ne si familje, do t’i veme ne dispozicion drejtesise, çdo prove apo informacionin te ri qe kemi ne lidhje me vrasjen e djalit tone”….
Levizja e fundit e prokurorise se kryeqytetit, eshte bere pasi diten e djeshme, xhaxhai i Aleks Nikes, Mark Nika, pati nje takim koke me koke me drejtuesin e ri te SPAK, Altin Dumani.