Inceneratorët, Artan Hoxha: Ahmetajn e duan në burg
Gazetari Artan Hoxha thotë se ish-zëvendëskryeministrin Arben Ahmetajn e duan sa më shpejt në burg për të mbyllur aferën korruptive të inceneratorëve.
Në emisionin “Opinion”, Hoxha tha se Ahmetaj po sulmohet nga njerëzit e tij, pasi ka një përplasje të fortë brenda mazhorancës.
Po ashtu, gazetari thekson se Ahmetaj nuk mund të lëvizte i vetëm qeverinë për të marrë 17 vendime që lidhen me inceneratorët.
“Muajt e fundit është kthyer në qendër të vëmendje ish-zëvendëskryeministri Ahmetaj. Atë e kërkojnë në burg dhe sa më shpejtë në vetëm po presim datën dhe orën. Cili është thelbi? A i lëvizte dot ai qeverinë për 17 vendime, sigurisht që jo. Pse kërkohet tani Ahmetaj? Kemi të bëjmë me një luftë të madhe brenda mazhorancës sepse hetimi aty duhet të ishte bërë që çështja të ishin bërë bashkë të gjitha. Kush e kishte fuqinë të lëvizte ati 17 vendime. Ahmetaj sot nga ata që e vunë në lëvizje këtë makineri kriminale se ka shpenzuar paratë e qytetarëve. Unë besoj se ata duan ta mbyllin me Ahmetajn. Kush e kërkon Ahmetajn? Mirel Mërtiri, kanë fituar tendera në bashkitë e majta që kur e majta ishte në opozitë, pra që nga 2010. Unë besoj që ata duan ta këpusin zinxhirin te Arben Ahmetaj ta mbyllin aty. Arben Ahmetaj po fajësohet si njeriu që ka shitur materiale. Arben Ahmetaj fajësohet si njeriu që ka dalë nga radhët dhe ka shitur materialet e të vetëve dhe po sulmhet nga të vetët”,-tha Hoxha.