Skuadra e vrasesve profesioniste, kronologjia e plote
Nje skuader vrasesish profesioniste u soll nga jashte Shqiperise, per te realizuar nje atentat spektakolar, kunder biznesmenit dhe politikanit lokal Ardian Nikulaj.
Kaluan plote 8 dite, nga momenti i atentatit qe tronditi jo vetem qarkun e Lezhes por gjithe vendin dhe Policia e Shtetit me ne fund ka dokumentuar dhe zbardhur te plote dinamiken e krimit.
Tashme rezulton e provuar, se ata qe porositen atentatin kunder Nikulajt, e kishin fare te qarte me ke kishin te benin dhe se eleminimi i tij ishte mision teper i veshtire.
Te bindur se Nikulajt nuk mund t‘i afroheshin dot me vrases lokal ose te kontraktuar nga grupet kriminale brenda territorit te Shqiperise, porositesit vendosen te punesonin nje skuader te huaj vrasesish profesionist shumekombesh…
Berthama e kesaj skuadre vrasesish rezulton se ka ardhur nga ishulli Britanik.
Por ne perberje te saj ka patur dhe shtetas me kombesi te tjera, te vendeve te BE-se.
Dyshimet jane se vrasesit mund te jene kontaktuar ne Mbreterine e Bashkuar, ne zonen e Birmingamit. Ata rezultojne te jene nen kontrollin e nje organizate kriminale shume te rrezikshme Britanike.
Porositesit dhe financuesit e kesaj sipermarrje rezultojne qartesisht se jane shtetas shqiptare, te cilet jetojne dhe veprojne ne Mbreterine e Bashkuar prej nje kohe te gjate.
Ende nuk eshte e qartesuar saktesisht sa eshte shuma e paguar, por behet fjale per nje shume te madhe parash, e cila ke vene ne levizje nje skuader vrasesish nga Britania ne Shqiperi.
Deri tani kishim pare vrases nga Shqipera, qe kryejne krime te sofistikuara ne Britanine e Madhe, por nuk kishim pare nje skuader pushkatimi, e evidentuar si strukture kriminale me rrezikshmeri te larte ne Mbreterine e Bashkuar, e cila te demostronte aftesite e saj vdekjeprurese ne nje qytet te Shqiperise.
Hetimi
Pas nje pune intensive hetimore, drejtuar nga policia kriminale e Drejtorise Vendore te Qarkut Lezhe, u be e mundur te zbulohet e plote tabloja e mesdites se 19 prillit 2023…
Jane mbledhur prova dhe deshmi te pakundershtueshme qe, deshmojne se atentati ndaj 51 vjeçarit Ardian Nikulaj, baba i kater femijeve, eshte planifikuar dhe organizuar per te pakten 3 muaj me radhe.
Ekzekutoret e ketij krimi jane shtetas te huaj.
Porositesit, financuesit dhe mbeshtetesit, jane pjestare te familjes Lekstakaj qe eshte ne hasmeri prej 26 vitesh me Nikulajt.
Motivi i krimit, eshte “per gjakmarrje”.
Saga e nje historie mes dy familjeve qe nis nga fundshekulli i kaluar.
Ekzekutoret
Ekzekutoreve, u jane vene ne dispozicion “baza te sigurta” ne Shengjin dhe zona ne periferi te Lezhes, ne menyre qe te kene sa me shume akses ne levizjet operacionale te grupit dhe te mos terheqin vemendjen e policise apo te Ardian Nikulajt dhe rrethit te tij shoqeror.
Vrasesit jane ndihmuar ne zonen e Lezhes nga nje shtetas shqiptar, me shtetesi shqiptare dhe britanike, Edmond Haxhia, i cili rezulton lidhje miqesore, kusheri i pare me hasmit e Nikulajt.
Ndryshe nga vrasesi profesionist me pagese, ish-pjestari forcave speciale greke Eftimios Eftimiu, i cili kreu ne kryeqytet vrasjen e nje tjeter personazhi shume te veshtire per tu eleminuar nga vrases vendas, si Dejvi Kasmi, me 29 janar 2018, kete radhe vrasesit e importuar nga jashte, moren persiper te gjithe operacionin.
Ne rastin e vrasesit grek, ai e realizoi misionin, pasi e eleminoi objektin, por detyra e tij ishte vetem goditja finale.
Pasi çdo gje tjeter, organizimi, vezhgimi, logjistika, transporti para dhe pas krimit, u mor persiper nga nje organizate kriminale shqiptare.
Pikerisht ketu deshtoi Eftimiu, sepse u besoi shqiptareve pjesen tjeter te “punes” dhe pasi realizoi “misionin” ai, u zbulua dhe u kap per shkak te gabimit ne transportin e tij, nga vendi i krimit drejte “bazes se sigurte”…
Ne rastin e Shengjinit, skuadra i pushkatimit, ka marre persiper jo vetem te realizonin goditjen finale, por te gjithe operacionin nga vezhgimi, vendosja e vendit me te mundshem ku do te behej atentati dhe deri tek largimi nga skena e krimit jashte kufirit te vendit.
Por çfare ka ndodhur ne te vertete???!!!
Vrasesi, nje portugez rraceperzier afro-europian.
Killeri apo qitesi, rezulton te jete nje shtetas portugez, Ruben Saraiva, i identifikuar nga policia pasi ka hyre ne Shqiperi ne menyre te rregullt me linje ajrore dhe eshte larguar menjehere pas krimit nga nje pike e kalimit kufitar ne rruge tokesore, ne jug-lindje te vendit.
Vrasesi ka hyre ne Shqiperi me date 11 shkurt 2023 dhe nuk eshte larguar deri ne mbremjen e 19 prillit 2023.
Per me shume se dy muaj, vrasesi ka qendruar ne Kakarriq, por eshte pare te levize edhe ne Lezhe apo Shengjin, per te planifikuar atentatin, perzgjedhur vendin me te pershtatshem ku mund te behej goditja dhe per te vezhguar menyren se si mbrohej Nikulaj.
Ai ka zgjedhur te qendroje ne nje fshat si Kakariqi, jo ne hotelet e shumta ne Shengjin apo Lezhe ku mund te terhiqte me shume vemendjen dhe te ekspozohej.
Interesant eshte fakti se vrasesi eshte nje rraceperzier, nje afro-europian, nga gadishulli Iberik.
Per te justifikuar faktin pse ndodhej ne Shqiperi, madje ne nje fshat si Kakariq, ai perdori nje alibi.
Banoreve te fshatit u ishte thene se “mulati” i ardhur nga jashte, kishte rene ne dashuri me nje vajze nga Shkodra.
Por familja e vajzes nuk kishte pranuar lidhjen e tyre pasi ai ishte rraceperzier. Per t’i qendruar afer te “dashures” dhe per te patur mundesine e takimit me te, ai kishte vendosur te qendronte ne nje fshat jo shume larg nga Shkodra.
Madje vrasesi kishte nisur te thirrej nga femijet e fshatit Kakarriq, me nofken “gabeli”…
Deshmitare okulare, kane treguar se ai u zhduk nga qarkullimi ne menyre te habiteshme dhe nuk u pa askund per dy jave me radhe perpara se te kryente atentatin mesditen e te merkurres se 19 prillit.
Vezhguesi, nje anglez nga Birmingham me 27 precedent penale…
Vrasesi, pasi konsumoi plote dy muaj per te hartuar planin e vrasjes, per njohur me detaje terrenin ku do te vepronte dhe per te gjetur piken e dobet ne mbrojtjen e Ardian Nikulajt, kerkoi mbeshtetesin kryesor ne realizimin e atentatit. Ky personazh do sherbente si syri i vrasesit.
Ai do gjente momentin e duhur kur vrasesi do te futej ne skenen e krimit me perqindjen me te larte per te realizuar atentatin dhe me pas te largoheshin pa rrezik nga skena e krimit.
Mesnaten e te dieles se 10 prillit duke hyre dita e hene 11 prill 2023, nje shtetas britanik Steven Hunt nga qyteti i Birmingham, zbriti me linje ajrore ne aeroportin e Rinasit. Me pas udhetoi drejt qytetit te vogel bregdetar te Shengjinit.
Kamerat e sigurise se hotelit te Nikulaj, e kane fiksuar ne oren 2:40 minuta te dates 11 prill, ne recepsion duke tentuar te kerkoje dhome per fjetje.
Por roja i hotelit duket ne gjume te thelle.
Anglezi, duket ne pamje fillimisht pa kapele, pastaj ai vendos nje kapele te bardhe per te fshehur sadopak pamjen.
Ai, pasi therret disa here edhe me ze te larte, detyrohet te largohet per shkak se roja nuk po jepte asnje shenje reagimi.
Nga kamerat e sigurise se hotelit, anglezi eshte fiksuar duke filmuar me celular ambjentet e jashteme te hotelit.
Me pas ai ka ikur drejt nje resorti shume te njohur ne Shengjin, “Rafaelo”.
Ate nate ka qendruar aty.
Ne kete resort, shtetasi britanik ka bere edhe nje terheqe parash nga bankomati ne vleren 300 mije leke shqiptare.
Duke lene gjurme se ne emer te kujt ishte llogaria e parave.
Diten tjeter, anglezi ka gjetur nje hotel tjeter qe binte me pak ne sy dhe i jepte mundesi me te mire per te mbikqyrur Nikulajn.
Ai eshte vendosur ne hotel “Besa” dhe ka qendruar aty deri ne pasditen e 19 prillit 2023, kur u largua me taksi drejt Rinasit.
Duke qendruar ne nje zone ku ka ne vijimesi turist te huaj, prania e anglezit nuk ka terhequr vemendje te vecante nga Nikulaj apo njerezit e tij.
I paraqitur si turist, anglezi qendronte ne barin e viktimes apo luante bilardo ne veranden e jashteme, nga ku e kishte vetem pak metra vendqendrimin e Ardian Nikulajt.
Vezhguesi e ka patur ne pellembe te dores, per dite me radhe çdo levizje te Ardian Nikulajt dhe njerezve te tij. Nuk dihet nese mes tij dhe vrasesit ka patur ndonje takim gjate kesaj kohe, por tashme eshte e provuar se te dy komunikonin vazhdimisht me telefon para atentatit.
Bashkepunetori
Si ne çdo atentat te organizuar, duhet nje i brendshem si “kallauz” per te “vajisur” sa me mire ingranazhin e krimit.
Ky personazh eshte njeri i afert i hasmit te Nikulajt, tashme i identifikuar qarte dhe i provuar per rolin qe ka luajtur ne kete krim.
Me sakte ai eshte Edmond Haxhia, kusheri i pare me Elton Lekstakaj dhe dyshohet se eshte perfshire ne kete ngjarje per te ndihmuar djemte e halles.
Ai ka sherbyer si “baza e sigurte” per te ardhurit nga jashte. I ka orientuar ku te levizin, si te levizin dhe si te kamuflohen per te mos rene ne sy.
Ka strehuar per me shume se dy muaj ne fshatin Kakarriq ekzekutorin portugez. I ka siguruar atij motorrin e krimit dhe bazen logjistike, armatim, maskim, etj.
Motorrin ai e bleu si dhurate te dashures per festen e “Shen Valentinit”, me 14 shkurt 2023, fiks tre dite pasi vrasesi portugez kishte shkelur ne Shqiperi. Interesante eshte menyra e blerjes se motorrit.
Per te mos lene gjurme motorri eshte blere ne internet nepermjet rrjetit te shit-blerjeve “Merrjep.al”.
Mjeti rezulton nje motorr i markes Honda 750 Scooter.
Te tjeret
Nga hetimet e deritanishme, dyshohet se gjate ketyre tre muajeve te pergatitjes se atentatit, ne Shqiperi kane hyre edhe te pakten 4 shtetas te huaj, ne rol ndihmes ose vezhgues per krimin, deri sa eshte gjetur kombinimi perfundimtar qe realizoi misionin.
Madje dhe ne hotelin e Nikulajt, ka qendruar nje çift britanikesh, te cilet jane larguar nga Shqiperia ne drejtim te Greqise vetem pak dite para atentatit.
Po hetohet rast pas rasti.
Po kontrollohet me imtesi cdo pamje filmike e rregjistruar tre muajt e fundit nga bizneset e familjes Nikulaj. Çdo i huaj i dyshimte qe ka hyre edhe ka dale nga keto ambjente.
Per fat te mire, perimetri i sigurise se bizneseve ka qene i mbuluar me kamera cilesore me rezolucion te larte, te cilat rregjistrojne ne video dhe audio. Ky fakt i ka ndihmuar shume hetuesit.
Mes bashkepunetoreve jane ne hetim apo shpallur ne kerkim disa shtetas shqiptar.
Atentati
Pamjet filmike tregojne se skuadra e vdekjes ishte kordinuar per ta kryer atentatin qe te marten e dates 18 prill.
Vezhguesi anglez eshte pozicionuar ne barin dhe bilardon e verandes per ore te tera.
Ndersa vrasesi portugez, ka ardhur nga Kakarriqi dhe ka qendruar ne hyrjen e pallatit prane restorantit “Coral” per 8 ore rresht.
Per fatin e tij, Nikulaj nuk ka ardhur gjate asaj kohe ne lokal duke bere qe vrasesit te humbin durimin dhe ta shtyjne per nje dite me vone.
Diten e merkurre, me 19 prill 2023, kamerat e sigurise kane rregjistruar vrasesin portugez qe te shfaqet ne hyrjen e pallatit ne oren 11:37 minuta te paradites. Vrasesi zgjidhi pikerisht kete pallat si “baze te sigurte”, pasi aty jane kryesisht apartamente pushimi, dhe ne kete periudhe te vitit aty banon vetem nje familje.
Ky fakt i ka dhene siguri vrasesit se nuk do zbulohej.
Portugezi, per te kamufluar pamjen, eshte veshur shume trashe dhe me jelek antiplumb. Ai ka dashur te krijoje pershtypjen e gabuar te deshmitaret se eshte nje person i gjate, i mbushur, muskuloz.
Ne fakt eshte e kunderta. Ai eshte i gjate, por eshte i holle, i lehte ne levizje dhe me lekure mulati.
Ne pjesen e kokes ai ka perdorur edhe kapuç edhe skafandren e motorrit.
Gjate kesaj kohe anglezi eshte pozicionuar ne veranden e jashteme ku ndodhet bilardo. Ai shfaqet para kamerave ose duke pire birre i vetem ose duke luajtur bilardo me nje femije qe e ka gjetur rastesisht, gjoja per te kaluar kohen.
Anglezi ka ndjekur levizjet e viktimes nga momenti kur ai ka ardhur ne lokal.
Vezhguesi ka perdorur direkt aparatin celular per komunikim, ndersa vrasesi ka perdorur kufje te vendosura ne vesh.
Sapo Nikulaj ka mbetur i vetem, vezhguesi i ka kerkuar vrasesit te afrohet.
Por papritur, Nikulaj çohet nga tavolina leviz 15 metra perpara duke folur ne telefon.
Vezhguesi e dinte qe Nikulaj ishte i armatosur dhe po ashtu rrezikun se nese ai dyshonte per gjene me te vogel, mund te hapte menjehere zjarr.
Ne kete moment, vezhguesi i kerkon vrasesit te kthehet pas dhe te pres nje moment te dyte.
Vrasesi duket ne pamje qe kthehet ne mes te rruges dhe fshihet ne hyrjen e pallatit.
Ne oren 13:20, anglezi ben telefonaten e fundit duke dhene sinjalin se eshte koha e duhur. Fiks ne kete ore kamera fikson vrasesin portugez, duke dale nga hyrja e pallatit.
Ardiani sapo eshte ulur ne tavoline, krejt i vetem, me shpine nga dera duke mos kontrolluar as hyrjen e restorantit.
Per fatin e tij te keq, nje telefonate e papritur i terheq krejtesisht vemendjen.
Vrasesi pershkruan rrugen nga hyrja e pallatit ku qendronte i fshehur, hyn ne lokal, vepron ne befasi te plote duke mos i dhene asnje mundesi viktimes per tu mbrojtur.
Ai qellon 7 here me nje pistolete tip Zastava, i drejton armen rojes se lokalit si mase mbrojtese kunder ndonje reagimi dhe largohet me vrap.
Pistoleta Zastava e perdorur ne atentat krijon nje rremuje tjeter. Zastava eshte shume e ngjashme me pistoleten TT ( Tokarev) sepse perdor te njejtin kaliber fishekesh, por Zastava mban 9 fisheke ne karikator ndersa TT vetem 7 fisheke.
Vrasesi nuk e zbrazi te gjithe karikatorin prej 9 fishekesh, por qelloi aq sa u sigurua se misioni ishte permbushur.
Killeri ka patur me vete edhe nje pistolete te dyte, tip Glock, i gatshem ta perdorte nese do te kishte ndonje incident gjate largimit, por nuk pati nevoje ta perdore.
Largimi
Vrasesi portugez, pershkon me vrap distancen drejt motorrit, hipen ne te dhe largohet qetesisht fillimisht drejt Lezhes dhe pastaj ne aksin kombetare Lezhe – Shkoder duke ndaluar ne fshatin Kakarriq.
Ne dite normale nga Shengjini deri ne Kakarriq gjen te pakten dy patrulla policie.
Per fatin vrasesit portugez, mesditen e te merkurres se 19 prillit nuk ndodhej asnje patrulle ne rruge.
Vrasesi, dorezon motorrin, veshjet dhe armet tek “baza e sigurte” ne Kakarriq dhe menjehere niset me nje mjet drejt doganes se Kapshtices ne jug-lindje te Shqiperise.
Po ate mbremje, ne oren 21:25 minuta kamerat e pikes se kalimit kufitar Kapshtice, e kane rregjistruar vrasesin portugez duke kalur kontrollin me pasaporte ne dore dhe me kembe ka hyre ne brendesi te kufirit grek.
Aty nje mjet tjeter e ka larguar fillimisht drejt Selanikut dhe me linje ajrore vrasesi ka udhetuar me kompanine greke Aegean drejt ishullit te Rodosit qe ndodhet shume afer nga kufiri me Turqine.
Ndersa shtetasi anglez, menjehere pas atentatit, ka vrapuar drejt hotel “Besa” ku qendronte. Eshte paraqitur aty shume i trembur nga ajo qe kishte pare.
Ne barin e hotelit, ka pire nje birre bashke me nje wiski dhe ka kerkuar nje taksi te largohet pasi ndihej shume i frikesuar.
Fillimisht ka udhetuar ne drejtim te Fushe Krujes, aty ka nderruar taksi dhe menjehere eshte nisur ne Rinas. Ne oren 18:00 te pasdites ai ka prere nje bilete me linjen ajrore qe largohej nga Shqiperia po ate mbremje.
I treti.
Edmond Haxhia, pasi permbushi misionin, u sigurua se i gjithe grupi i ekzekutimit doli nga territori shqiptar, nje dite me pas, mbremjen e 20 prillit u largua me avion nga Rinasi drejt Britanise se Madhe…