Sarandë, Albi Mecini del para gjykatës nën masa të rrepta sigurie
Albi Mecini u arrestua me 30 gusht 2023 në aksin “Mbrostar-Fier”, me 2 çanta brenda të cilave ishin 2 pako me rreth 21.3 kilogramë lëndë plasëse artizanale, të montuara me celularë, për shpërthim në distancë. Te dyja çantat u gjetën në afërsi të automjetit të Mecinit.
Policia kishte të dhëna se do të kryhej një atentat me tritol ndaj një personi me rekorde kriminale që ushtron aktivitetin e tij në Fier, identitetin e të cilit policia nuk e tregon për shkak të hetimeve.
Por para hetuesve Mecini, i cili njihet dhe si miku i të dënuarit me burg përjetë Admir Tafili, nuk ka dhënë asnjë detaj se kush do të ishte personi që do të ekzekutonin dhe as detaje për porositësin e këtij ekzekutimi. Heshti edhe në seancë gjyqësore para gjykates se Fierit diten e djeshme.
Me Ini u akuzua Nga prokuroria e Fierit për veprat penale që akuzohet, “Trafikimi i armëve dhe i municionit” dhe “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”.
Gjatë kontrollit policia gjeti dhe një tjetër automjet, brenda të cilit ishin 3 bidonë me benzinë dhe dy karta ID, të Arafat Manërkollit, 27 vjeç, nga Dibra, dhe Ervis Cukalin, 25 vjeç, nga Tirana. Këta u shpallën në kërkim si bashkëpunëtor në vrasjen të cilën ishin nisur ta kryenin por mbeti në tentativë. Mendohet se makina ku u gjetën bidonët me benzinë do të përdorej për të asgjësuar gjurmët pas atentatit që u parandalua.
Ndersa në Sarande Mecini akuzohet per rrembimin dhe zhdukjen e dy personave, Fatmir Sulovari dhe Leonard Thodhori, të dy me precedentë penalë, të zhdukur në Sarandë prej muajit prill të këtij viti.