
KPK votë unanime, prokurori Leonard Filopati kalon Vetingun

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, shpalli vendimin për konfirmimin në detyrë të prokurorit të Tiranës, Leonard Filopati. Gjatë seancës dëgjimore më 4 korrik, Filopati u pyet dhe dha shpjegime për gjetjet për pasurinë dhe profesionalizmin.
Procesi i vetingut për prokurorin Filopati u krye nga trupa e KPK-së e kryesuar nga Firdes Shuli, me relatore Brunilda Bekteshin dhe anëtare Suela Zhegun.
Leonard Filopati e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2005.