Goditi me thikë të ëmën, arrestohet i riu
Ka rënë në prangat e policisë 30-vjeçari që plagosi nënë e tij me thikë në Dukat të Patosit, Fier.
Policia bën me dije se 30-vjeçari, Klaudio Çobaj është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier.
50-vjeçarja Donika Çobaj ka marrë plagë të rënda në të gjithë trupin, si rezultat i goditjes disa herë me thikë në pjesë të ndryshme, në qafë, bark dhe kofshë.
Deri tani nuk bëhen të ditura rrethanat dhe shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e 30-vjeçarit.
Njoftimi i policisë
Fier/Informacion shtesë
Kapet dhe shoqërohet në Komisariatin e Policisë Fier, 30-vjeçari që plagosi nënën e tij me thikë.
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë për plagosjen me thikë të shtetases D. Ç., falë reagimit të menjëhershëm dhe në kohë të shërbimeve të Policisë, u bë kapja e shtetasit K. Ç., i cili u shoqërua në Komisariat, për veprime të mëtejshme.
Po kryhen veprimet hetimore, për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.