
Përgjimet, Hoxha: “Xhevahire” për funksionarët dhe politikanët shqiptarë!

Policia Gjyqësore Federale e Belgjikës ka zbardhur komunikimet në aplikacionin “Sky”, i cili është përdorur nga krimi i organizuar si një mjet komunikimi.
Këtë fakt e ka bërë të ditur gazetari Artan Hoxha me anë të një statusi në rrjetet sociale.
Hoxha tregon se për çështje është thirrur për të dhënë dëshmi në Policinë Gjyqësore Federale të Belgjikës.
Ai deklaron se nga bisedat janë zbuluar plot “xhevahire” edhe për funksionarët shtetërorë dhe politikanët e Shqipërisë.
“Rikthim pas më shumë se 14 muajsh në zyrat qendrore të Policisë Gjyqësore Federale të Belgjikës…
Këta shejtanër mbajnë shënim çdo gjë dhe kanë memorie të fortë…
E kishin regjistruar, që 3 vite më parë, pata denoncuar në median britanike ‘Daily Express’, se narkotrafikantët dhe krimi i organizuar shqiptar, për të shmangur gjurmimin e agjensive europiane të ligjit, po përdornin si mjet komunikimi, rrjetin e kriptuar ‘SkyeCC’.
I kanë mbushur arkivat me komunikimet e krimit të organizuar shqiptar në rrjetin e kriptuar ‘SkyeCC’ aq plot, sa tani nuk po ja dalin as t’i selektojnë.
Gjithsesi, më pritën mirë…
Por se ç’u tha dhe se ç’u bë aty brenda, as mbaj mend gjë, as mbajta shënim gjë…
Rëndësi ka që këta federalët e Belgjikës, u janë qepur keq këtyre tanëve, sepse e kane kthyer portin e Anversës si porti i Durrësit…
Lëre pastaj plot “Xhevahire” që janë kapur “pa dashje” për funksionarët shtetërorë dhe politikanët e Shqipërisë…
Gjithsesi, më mirë do të bëhet…”, shkruan gazetari.