Atentati në Dibër ndaj 3 të rinjve, ekstradohet nga Franca 27-vjeçari
Një 27-vjeçar nga Dibra i kërkua nga drejtësia shqiptare për një atentat ndaj tre të rinjve 4 vite më parë është ekstraduar dje nga Franca.
Si rezultat i grumbullimit të informacioneve nga strukturat hetimore të DVP Dibër dhe shkëmbimit të tyre me Interpol Tirana dhe Interpol Paris, është bërë i mundur lokalizimi i vendndodhjes dhe kapja e një të kërkuari në Francë, duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë.
Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë në DVP Dibër u bë ekzekutimi i vendimit penal për shtetasin në kërkim ndërkombëtar Fatjon Vishka, 27 vjeç, banues në fshatin Pollozhan, Dibër.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Dibër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, si i dyshuar për veprat penale ‘’Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:
Në maj të vitit 2018, në qytetin e Peshkopisë, shtetasi Fatjon Vishka, në bashkëpunim me vëllanë e tij, ka qëlluar me armë zjarri automatik në drejtim të automjetit me të cilin udhëtonin shtetasit Altin Mazari dhe A. A. Si pasojë e të shtënave ka mbetur i plagosur rëndë shtetasi Alin Mazari
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Paris u bë kapja dhe ekstradimi i tij në vendin tonë.