Dhe gjylja e madhe plasi – Nga Elton Qyno
“…Dhe gjylja e madhe plasi, po po plasi…!
Kështu deklaron Kadri Roshi në rolin e Mere Fizit, tek filmi “Njeriu me Top”.Pas masakrës së Fushë-Krujës, ku humën jetën 3 persona.Zhdukjes pa adresë të Ervis Martinaj “Mbretit të basteve sportive” në Shëqipëri,Dhe shkarkimit nga puna të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano,Sot lobi qeveritar u mblodh të diskutojë formalisht për hapjen e basteve sportive.Operacioni “Fundi i Marëzisë” që kishte si synim të mbyllte lojrat e fatit, me pretekstin se po shkatëronte rrënjët e familjes Shqiptare, tashmë revokohet nga qeveria e Edi Ramës dhe futet në fuqi, Operacioni “Rilindja e Marëzizë”.Së pari përpara këtij, biznesi, Ramës dhe kombëtares së tij, vetëm familja shqiptare nuk i intereson se do varfërohet apo rrënohet në lënien e lekëve tek llotot apo kazinotë.Së dyti, po ti dhimbte barku Ramës për familjen Shqiptare, nuk i jepte një familjeje asistencën sociale 40 mijë lekë të vjetra dhe kjo e bërë sipas një liste me emra militantësh.Në fakt Marëzi më të madhe se kjo nuk ka, pasi emra të përveçëm dhe me lidhje të forta pranë kryeministrit, si Vangjush Dako, Olsi Rama dhe biznesmenë të tjerë me mjekër bardhë, që rinë në oborin e Ramës, si dhe persona të liruar nga burgu e jetojnë në Vila, duket se janë përzgjedhur për marjen e monopolit të basteve sportive, një biznes që gjeneron miliona euro.Mbreti i Lojrave të Fatit, Ervis Martinaj, duket se është sistemuar në një vend që s’dihet ose në të kundërt nëse është gjallë, ka dhënë garancinë se është tërhequr totalisht nga loja, që do zhvillojë kjo kombëtarja e galaktikëve të qeverisë.Me argumentin se qeverisë i duhet para për të shpërblyer sportistët tanë olimpkikë, sa herë ata marin medalje në garat ndërkombëtare, kombëtarja e qeverisë me në krye Ramën, po hapin bastet sportive, që medemek me taksat e vjelura tek ky biznes, ti japën dhe ca lekë sportistëve kampionë.Në fakt puna e sportistëve, ishte loja more njerëz…. Biznesin e basteve do e gllabërojnë pikërisht njerëz familjarë dhe oborrtarë të Ramës, si dhe persona që nëse duhet të luajnë në këtë kombëtare, duhet të investohet mirë, po mirë ama, në zgjedhjen lokale të vitit 2023.Kjo është një pjesë torte që Rama i jep atyre në këmbim të investimit tjetër.Dhe nga ana tjetër mban në pozicion jashtë loje apo qofte dhe në stol rezervë nëse është gjallë, Ervis Martinaj.Si thotë Mere Fizi:”…dynjaja u ç’thur,,, o hak i madh, ç’pret?…tunde njëherë nga themelet…!”.