
Hoxha: Nëse Bllako flet, merr me vete shumë të tjerë

“Nëse Alqi Bllako bashkëpunon me drejtësinë, merr me vete edhe shumë të tjerë”. Kështu u shpreh gazetari Artan Hoxha, duke komentuar në “Radar Informativ”, prangosjen e deputetit socialist.
Sipas gazetarit, Bllako është një pikë lidhëse mes personave që janë në kërkim për aferën e inceneratorëve dhe veprimeve që janë kryer. Hoxha thekson se ka shumë gjëra që mund të jenë negociuar me ish-deputetin dhe se prokurorit i nevojitet bashkëpunimi në këtë situatë.

Hoxha kujton po ashtu se Alqi Bllako nuk ishte rastësisht në listën e PS, duke lënë pas dhe figura të njohura në këtë forcë politike.
“Prokurori ia ofron këtë status kujtdo personi, që kanë njohur të rëndësishme mbi hetimet. Bllako është një pikë e rëndësishme lidhëse e atyre që janë në kërkim dhe veprimeve që janë kryer. Bllako edhe po nuk ka bërë vetë shumë gjëra di çfarë ka ndodhur sepse në duart e tij kanë ndodhur. Sot po akuzohet për tjetërsim të një trualli. Prandaj u bë i rëndësishëm fakti dje që nuk po gjendej. Sepse për dijeninë që ka mbi çështjen nëse pranon të bashkëpunojë ai mund të marrë me vete shumë të tjerë.“
Ai duhej të dorëzohej sepse largimi ishte një dëm shumë i madh, per Ata siper tij.
Deri në kete moment i vetmi zyrtar që i qëndroi përballë procesit eshte vetem Saimir Tahiri, dhe për kete eshte ne burg. Ndersa ish-Kryeprokurori Llalla u arratis dy jave para vendimit te gjykates dhe sot ka marre azil ne Itali.
Ka shumë gjëra që mund të jenë negociuar me Bllakon gjate 12 oreve të zhdukjes se tij. Prokurori do që Bllako të jetë bashkëpunëtor. I duhen patjeter informacionet e Bllakos.
Nëse Bllako vendos të bashkëpunojë sigurisht që ka lehtësia, për të ndihmuar familjen, për dënimin. Nuk u vu kot aty sipër në listë ai. Ne e dimë kush e bëri listën, e ka bërë komandanti. Bllako ishte personazh i rëndësishëm që dinte shumë gjëra”, tha Hoxha.