
Adriatik Llalla në dorën e Gjykatës së Lartë

Ish-kryeprokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, nuk e pranon kurrsesi dënimin që i është dhënë për veprat e kryera. Pasi u arratis, tashmë ka kërkuar nga Gjykata e Lartë që të pezullojë ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit, e cila e ka dënuar me dy vite burg.
Kërkesa e Llallës dhe përfaqësueseve të tij ligjorë është shqyrtuar më herët edhe nga dy gjykatat e shkallës së Parë dhe Apelit, por është rrëzuar prej tyre. Megjithatë duket se ish-kryeprokurori, ka kërkuar të përdorë edhe shkallën e fundit të drejtësisë, ndërsa kërkesa e tij është vendosur që të shqyrtohet më 22 prill.
Llalla ndodhet në Itali, vend ku u vetëdorëzua pas shpalljes në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare, ende në pritje të vendimit që do të marrë gjykata pas kërkesës së Shqipërisë për ekstradimin e tij.