
Talo Çela i shpëtoi arrestimit, SPAK zbardhi vrasjen e vëllait të tij

I shumëkërkuari Talo Çela, ishte një ndër personat që i shpëtoi dje arrestimit gjatë operacionit të koduar “Golden Bullet”. Ndërsa mësohet se në kuadër të këtij operacioni është identifikuar tashmë personi që ka krye ekzekutimin e vëllait të tij, Bujar Çelës, ngjarje e ndodhur më 17 shtator të vitit 2020. Sipas burimeve nga grupi hetimir, ka qenë shtetasi Besjan Xhixha që ka qëlluar për vdekje vëllain e Talo Çelës dy vite më parë.
Vëllai i Talos Çelës, të shumëkërkuarit nga policia, ka mbetur i vrarë në një atentat me armë zjarri mëngjesin e 17 shtatorit 2020. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:45 në fshatin Bradashesh të Elbasanit përpara një lokali. 62-vjeçari Bujar Çela punonte si taksist pa licencë. Çela u qëllua me armë sapo zbriti nga makina për t’u ulur në një lokal. Dyshohet se ai u ndoq nga atentatorët, të cilët besohet të kenë qenë të paktën 2 persona të maskuar.