Xhungel – Ish-Snajperi i RENEA-s kapet mat
Dy persona janë arrestuar nga policia në Tiranë, pasi janë kapur duke lëvizur me automjet, ndërsa në të kishin një snajper. Në pranga janë vënë Remal Rada, 39 vjeç dhe Elton Hithi, 28 vjeç.
Remal Rada, ish efektivi i RENEA-s që u kap me snajper nga policia në Tiranë. Ai udhëtonte së bashku me shokun e tij Elton Hithi, ndërsa gjatë kontrollit në mjet policia iu gjeti snajper targa të huaja, një mjet identifikimi ai ato të Policisë dhe një pult për hapjen dhe mbylljen e targave të mjetit.
Rada, ka shërbyer më herët në radhët e Policisë së Shtetit, në repartin RENEA. Ai lëvizte me një automjet luksoz me targa të huaja (angleze). Efektivi kishte 2-3 muaj që ishte larguar nga radhët e policisë. U ndalua nga shërbimet e policisë rrugore fillimisht dhe iu gjet snajper. Dyshohet se Rada dhe Hithi do kryenin vrasje.